Workshop në lidhje me draftin e Dokumentit të Veprimit për vitin 2022 – (AD-Action Document), (#IPA2022) mbi menaxhimin e ujrave

Më 28 Korrik 2021, në ambjentet e Europe House u zhvillua një workshop në lidhje me draftin e Dokumentit të Veprimit për vitin 2022 – (AD-Action Document), (#IPA2022) mbi menaxhimin e ujrave, ku ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues nga #AKMC.

Ky Workshop i organizuar nga Delegacioni i BE-së????????, në Shqipëri, u drejtua nga z. Philippe Bergeron, ekspert për programin e menaxhimit të ujrave të IPA2022.

Qëllimi i seminarit ishte:

-paraqitja e statusit dhe përmbajtjes të draftit të dokumentit aktual, me fokus në sektorin e menaxhimit të ujrave;

-përafrimi me direktivën e BE-së;

-implementimi i një rrjeti kombëtar për monitorimin dhe raportimin e të dhënave cilësore, si përcaktimi i mëtejshëm i indikatorëve për përmirësimin e riskut të ndotjes së banesave të lumenjëve;

-mbledhja e komenteve dhe pritshmërive nga palët e interesuara;

-hapat në vazhdim plani i punës për kalimin e palëve të interesuara në nivelin e kërkuar sipas #IPAIII;

-si dhe veprimi, kushtet dhe masat që kërkohen në nivel kombëtar për të siguruar një faze të tretë të suksesshme të këtij programi për Shqipërinë.

Lajme të tjera