Programi i transparences

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së këtij autoriteti në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AKMC ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.

AKMC do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5, të Ligjit për të Drejtën e Informimit. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së kësaj Agjencie, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë përmbajtje pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit dhe informacionet e lejuara për publikim janë të paraqitura sipas tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program, si më poshtë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është person juridik publik qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen civile dhe përgjigjet për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

AKMC ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Brenda strukturës së AKMC funksionon Drejtoria e Zvogëlimit të Riskut dhe Fatkeqësive dhe e Parandalimit, e cila harton programe, strategji dhe dokumente e metodologji për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel kombëtar; Drejtoria e Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, e cila realizon gatishmërinë dhe koordinimin e strukturave të mbrojtjes civile për menaxhimin e informacionit mbi një kërcënim të afërt apo rrezik të evidentuar dhe vendosjen në veprim të kapaciteteve të nevojshme që disponohen, për përgjigjen e menjëhershme dhe përballimin e situatës së emergjencës civile apo ndihmës humanitare; Drejtoria e Rehabilitimit, Rimëkëmbjes dhe Kompensimit nga Fatkeqësitë, e cila monitoron realizimin e masave strukturore për shmangien apo zvogëlimin e ndikimit të rreziqeve, masave për rehabilitimin e rimëkëmbjen e komunitetit/shoqërisë të prekur nga një fatkeqësi, si dhe krijimin e bazës së të dhënave kombëtare të humbjeve nga fatkeqësitë, vlerësimin e tyre dhe kompensimin; Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, e cila bashkërendon veprimtarinë ndërinstitucionale për bashkëpunimin me organizmat ndërkombëtarë në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë e të projekteve në fushën e mbrojtjes civile, si dhe programimin dhe zbatimin e mbështetjes financiare nga donatorë dhe organizma të huaj apo vendas; Drejtoria e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit, e cila harton dhe zhvillon programet e edukimit e trajnimin e komunitetit dhe strukturave të sistemit të mbrojtjes civile për rritjen e aftësive të parandalimin dhe përgjigjes ndaj situatave të emergjencës civile apo fatkeqësive, si edhe zbatimin dhe miradministrimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit; Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, e cila siguron miradministrimin e burimeve financiare, njerëzore, aseteve e shërbimeve, si dhe ofrimin e këshillimit ligjor dhe plotësimin e nevojave për mallra e shërbime të aparatit të institucionit, Qendrat e mbrojtjes Civile në Qarqet: Shkodër, Durrës, Fier dhe Korçë, të cilat përgjigjen për monitorimin e zbatimit të politikave të mbrojtjes civile nga institucionet publike në nivel vendor/rajonal, dhe koordinimin e bashkëpunimin për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore dhe kryerjen e operacioneve të emergjencave civile.

Koordinatori

Ledjo Hoxha
Përgjegjës, Sektori i Shtypit, Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun
E-mail: ledjo.hoxha@akmc.gov.al,  
             info@akmc.gov.al
Tel: 08000911

Cel: +355696877957

Adresa: Blloku i Ambasadave, Rruga Skënderbeg, Tiranë

Orari: 08.00 – 16.30 (e premte: 08.00 – 14.30)

Ndihma shoqërore ose subvencione AKMC nuk ka

 

Dokumentat administrative përpilohen dhe ruhen fizikisht pranë sekretari-arkivit, sipas normave tekniko-profesionale të Republikës së Shqipërisë.
Përgatitet pasqyra emërtuese e çeljes së dosjeve bazuar në listën konkrete me afatet e ruajtjes së dokumentave nga 10 (dhjetë) vjet deri në dokumenta me Rëndësi Historike Kombëtare.
Ato klasifikohen sipas rregullave arkivore të Ligjit Nr.9154, datë 06.11.2003, për arkivat dhe sipas Komisionit të Ekspertizës, ngritur pranë institucionit.
Ndërkohë, për dokumentat që kanë plotësuar afatet e ruajtjes, kryhet përpunimi tekniko- shkencor.

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AKMC

 

 

Shërbimet që ofrohen nga AKMC

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

 

Raporti vjetor mbi gjendjen e përgjithshme të Zvogelimit të Riskut nga Fatkeqësite dhe Mbrojtjen Civile per vitin 2022

Raporti DZRFP 2021

Kontrata te lidhura 2021-2022-2023 

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2021

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2022

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2023

Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2021

Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2022

Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2023

 

Raporte Monitorimi/Auditimi
Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performances së AKMC
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AKMC
Buxheti, plani i shpenzimeve, për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
Investimet nga AKMC
Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe projektet
Donacione dhe sponsorizime
Informacione për procedurat e prokurimit/ procedurat konkurruese të konçesionit dhe partneritetit publik