Galeria

Dorëzimi i paketave me pajisje bashkëkohore për fikjen e zjarreve në pyje

Sot, në datë 18 Mars, u bë dorëzimi i disa paketave me pajisje bashkëkohore për fikjen e zjarreve në pyje, të përfituara nga projekti i DG-ECHO, “IPA FLOODS & FIRES” për strukturat operative të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të disa bashkive. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të rritur aftësitë profesionale.

Ky modul i njëjtë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të aktivizojë strukturat e shtatë bashkive, do të jetë pjesë e një stërvitjeje rajonale në Shkup, Maqedoni e Veriut, të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për të rritur kapacitetet tona në fikjen e zjarreve në pyje përmes trajnimeve të specializuara dhe pajisjeve të standardeve të Bashkimit Evropian.

 

Takimi i 47-të i vendeve anëtare të Nismës për Përgatitjen dhe Parandalimin e Fatkeqësive për Evropën Juglindore

U mbajt në datat 07-08 Mars, takimi i 47-të i vendeve anëtare të Nismës për Përgatitjen dhe Parandalimin e Fatkeqësive për Evropën Juglindore (DPPI SEE) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë takim, delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Z. Haki Çako, i cili duke vlerësuar raportin e fundit vjetor të Nismës, si një dokument të përpiktë që pasqyron me saktësi dhe integritet aktivitetet, arritjet dhe përpjekjet bashkëpunuese të DPPI gjatë vitit të kaluar, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në rrugën drejt një rajoni më të përgatitur dhe të sigurt në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave emergjente.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan takimet në nivel rajonal në Sarajevë dhe Podgoricë.

Në këtë sesion u zhvilluan zgjedhjet e Sekretariatit të DPPI SE, u miratua buxheti për vitin 2024 dhe stërvitjen DPPI FLEX 2023 , si dhe marrëveshja me UNICEF-in këtë vit, që do të forconte kapacitetet në menaxhimin e krizave.

8 Marsi – Urimi i AKMC për të gjitha nënat, motrat dhe gratë Shqiptare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile, me urimet me të mira për 8 Marsin ndaj të gjitha nënave, motrave dhe grave shqiptare, shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themeli i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
Duke ju uruar me dashuri dhe mirënjohje këtë ditë, mbetet të vazhdojë beteja e të gjithë shoqërisë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, si një element vendimtar për emancipimin e familjes, shoqërisë dhe kombit tonë, duke mbajtur në fokus atë çka nuk është arritur të ndryshojë deri më tani – shanset e barabarta kudo që ato punojnë dhe japin kontributin e tyre për përparimin dhe mbrothësinë e shoqërisë.
AKMC-ja është krenare që ka në gjirin e saj 41% të personelit gra, të cilat japin kontributin e tyre të vyer njëlloj si kolegët e tyre burra.

Takimi me përfaqësues të Drejtorisë për Europën e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Sot u zhvillua një takim ndërmjet Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Znj. Maria J. Kristensen, përfaqësuese e Drejtorisë për Europën e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e shoqëruar nga Z. Artur Katuci, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim forcimin bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile.

#MbrojtjaCivile #BashkëpunimNdërkombëtar #AKMC #KryqiKuq

Kryqi i Kuq Shqiptar

Shpërthimi në Lushnje

Tragjike humbja e dy jetëve të anëtarëve të familjes Hoxha nga shpërthimi që ndodhi sot pasdite në Lushnje. Shërim të shpejtë të plagosurve të kësaj ngjarje, e cila u arrit të administrohej në kohë nga strukturat e Mbrojtjes Civile, Policisë së Shtetit dhe strukturat e shëndetësisë.

Fatmirësisht një tjetër ngjarje, një zjarr që shpërtheu te ish Uzina e përpunimit të naftës, në Ballsh u izolua pa dëme në njerëz, falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse.

Moduli për Luftën kundër Zjarreve në Pyje

Moduli për Luftën kundër Zjarreve në Pyje

Projekti “IPA Floods and Fires” është një nismë e rëndësishme që synon të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe të ndajë praktikat më të mira në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe zjarret në pyje. Kjo nismë financohet nga Bashkimi Europian, DG ECHO, në bashkëpunim me partnerët italian dhe pjesëmarrjen e vendeve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Synimi i programit është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal dhe të përafrohet me standardet e BE-së në menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet dhe zjarret në pyje. Duke ndarë praktikat më të mira dhe duke ofruar mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve, ky program synon të krijojë një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm për komunitetin tonë.

Në këtë kontekst, në Gramsh u zhvillua një trajnim operativ, me mbështetjen e trajnerëve nga Sllovenia, i cili i parapriu një ushtrim kompleks në terren në Maqedoninë e Veriut për luftën kundër zjarreve në pyje.

Falë anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile dhe referuar marëveshjeve të lidhura me Brukselin, përmes #AKMC po rriten kapacitetet logjistike dhe njerëzore të mbrojtjes civile. Krijimi i modulit të specializuar për luftën kundër zjarreve në pyje është një shembull konkret i kësaj përmirësimi të kapaciteteve.

Moduli ynë për Luftën Kundër Zjarreve në Pyje në Terren (GFFF) është modeli që do të ndiqet në të gjithë rajonin sipas standarteve të Bashkimit Europian. Me ndihmën e partnerëve tanë, jemi duke zhvilluar procedurat standarte të veprimti, duke siguruar pajisjet e nevojshme dhe duke ofruar trajnime në terren për ekipet tona.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me bashkitë, moduli do të përbëhet nga specialistë dhe efektivë zjarrëfikës nga 12 bashki të ndryshme. Kjo do të sigurojë një përgjigje efikase dhe të koordinuar në rastet e emergjencave me zjarr në pyje, duke mbrojtur komunitetin tonë në mënyrë të përshtatshme dhe efikase.

IPA Floods and Fires
#mbrojtjacivile #AKMC #civilprotection #ipaff