Marrëveshja me JICA.

🇯🇵#JICA dhe 🇦🇱#AKMC nënshkruajnë marrëveshje për nisjen e bashkëpunimin në lidhje me ngritjen e 🔭Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në 🌳Pyje dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë për Reduktimin e Rrezikut ndaj 🔥 Fatkeqësive.
Agjencia 🇯🇵Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencia 🇦🇱 Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) nënshkruan në datën 14 Nëntor 2023, një 🖊✒️marrëveshje për zbatimin e Projektit të Bashkëpunimit Teknik të titulluar “Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të 🔭 Informacionit të Zjarrit në 🌳 Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhje të bazuara në Natyrën për Reduktimin e Rrezikut të 🔥Fatkeqësive (NbS-DRR)”.
📍Ceremonia u zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua, për palën japoneze nga Kryepërfaqësuesi i JICA për Rajonin e Ballkanit Z. UEKI Masahiro dhe për palën Shqiptare nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Z. Haki ÇAKO.

Lajme të tjera