Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë!
Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë!
Në Sheshin Gensher u ngrit Kampi i Mbrojtjes Civile, ku qytetarët mund të marrin informacion dhe udhëzime praktike për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente.
Në gjimnazin “Dhaskal Todri” u zhvillua një simulim emergjence, gjatë të cilit nxënësit dhe mësuesit patën mundësinë të praktikojnë masat e sigurisë dhe mënyrën e reagimit në raste fatkeqësish.
Në bashkëpunim me institucionet e Mbrojtjes Civile, vijojmë aktivitetet ndërgjegjësuese për të rritur gatishmërinë dhe sigurinë e qytetarëve dhe të komunitetit.
Parandalimi, përgatitja dhe reagimi në kohë janë thelbësore për mbrojtjen e çdo qytetari!