Projekte
Projekti “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” (RESEAL)
Projekti “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” (RESEAL), mbështet përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në vend. Projekti RESEAL mbështet sistemin e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe kombëtar si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një menaxhim gjithëpërfshirës dhe efektiv të sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri. I financuar nga Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Portugalisë projekti zbatohet nga PNUD Shqipëri dhe mbështet përpjekjet e vendit për t’u bërë një anëtar i plotë i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Programi PRONEWS
“Parandalimi / Gatishmëria ndaj Përmbytjeve dhe Menaxhimi i Fatkeqësive” ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj përmbytjeve nëpërmjet forcimit të sistemit kombëtar të paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimit të parandalimit të përmbytjeve në përputhje me praktikat më të mira të BE-së. Rezultate të prekshme të këtij projekti janë anëtarësimi i Shqipërisë në Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit të Përmbytjeve/EFAS dhe Rehabilitimi i stacioneve hidro – meteorologjike.
Projekti TO BE READY
Objektivi i këtij projekti në kuadrin e IPA CBC Itali-Mali i Zi-Shqipëri është përmirësimi i kushteve për rritjen e sigurisë së rajonit midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të ndryshme duke zbatuar iniciativa ndërkuftare për të krijuar një urë lidhëse midis rajoneve pjesëmarrëse në mënyrë që të miratohen strategji të përbashkëta ndërhyrjeje në rast zjarresh dhe përmbytjesh.
Projekti “Improved Forest FIRE PREParedness in Greece and Albania”
Në kuadrin e IPA CBC Greqi-Shqipëri, me partner lider për Shqipërinë dhe Greqinë Bashkinë Berat synon blerje automjetesh për shuarjen e zjarreve për terren urban dhe në pyje (4×4) dhe programe të përbashkëta trajnimi mbi luftën ndaj zjarreve në pyje.
Projekti “Mbështetje e BE-së për Parandalimin e Përmbytjeve dhe Menaxhimin e Riskut nga Zjarret në Pyje në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi – IPAFF”
ka përfitues të saj Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.
Ky projekt synon zhvillimin e Planeve të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet bazuar në praktikat më të mira të Shteteve Anëtare të BE-së dhe në përputhje me EUFD si dhe zhvillimin e procedurave dhe marrëveshjeve për përfshirjen e paralajmërimeve të hershme në planet lokale / qendrore të përgjigjes ndaj emergjencave.
Projekti Reseal në bashkëpunim me UNDP synon hartimin e një raporti për Vlerësimin e kapaciteteve të sistemit të Menaxhimit të Riskut nga fatkeqësitë, Zhvillimi i Platformës Kombëtare të Reduktimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe mbështetjes për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare.