Vizioni I Së Ardhmes
Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 45/2019, hartimi dhe miratimi i tre dokumentave themelorë, si Vlerësimi Kombëtar i Riskut, Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Riskut nga fatkeqësitë dhe Plani Kombëtar i Emergjencave Civile mbeten një ndër prioritet kryesore të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Të gjithë objektivat e këtij ligji, synojnë ngritjen dhe mirëfunksionimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri dhe rrjedhimisht realizimin e prioriteteve të përcaktuara në Kuadrin Sendai dhe në dokumente të ndryshme ndërkombëtare, si ajo e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet klimatike etj.
Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me mbështetjen e projekteve dhe donatorëve të ndryshëm do të vazhdoj intesivisht punën për fortësimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike , të cilat do të përfshijnë ngritjen dhe modernizimin i Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile me të gjitha pajisjet dhe progmamet e nevojshme për koordiminim, menaxhimin dhe përgjigjen në situata emergjente, ngritjen e Qendrës Kombëtare të Trajnimit, si një strukturw trajnimi për të gjithë aktorët e reduktimit të riskut nga fatkeqësitë si dhe rritjen e aftësisë së përgjigjes për strukturat operacionale me mjete e pajisje.
Ngritjen e Qendrës Kombëtare të Trajnimit, krahas trajnimit për të gjithë aktorët e sistemit të Mbrojtjes Civile, synon integrimin e reduktimit të riskut nga fatkeqësitë në kurrikulat shkollore duke implementuar kështu një kulturë të re siç është koncepti i riskut dhe mbrojtjes civile në arsimin paraunversitar.
Mirëfunksionimi i mekanizmit të Mbrojtje Civile lidhet ngushtësisht me ngritjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm në Shqipëri për të cilin do të punohet duke fortësuar paralelisht aftësitë së agjencive teknike si Instituti i Gjeoshkencës, Mjedisit, Ujit dhe Energjisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore etj., për të modeluar, parashikuar, vlerësuar, monitoruar dhe paralajmëruar për rreziqet dhe për të krijuar një bazë të të dhënave për humbjet nga fatkeqësitë në të gjitha nivelet.
Implementimi i numrit të unifikuar të emergjencës 112 do të plotësojë sistemin e paralajmërit të hershëm dhe ndërhyrjen e strukturave operacionale në përballimin e aksidenteve dhe të situatave emergjente. Prioritet i rëndësishëm mbetet dhe ndërtimi i sallave operacionale në prefektura dhe bashki të pajisura plotësisht për të operuar dhe punuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Operacionale në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Të gjithë objektivat dhe me prioritet afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë do të plotësojnë më së miri detyrimet ligjore si dhe do të sjellin konsolidimin e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Ligji 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, hartuar në përputhje me Kuadrin Sendai për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë, përafron një numër direktivash dhe vendimesh të Bashkimit Evropian, me synim dhe plotësimin e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane, objektiv ky i shumë rëndësishëm për vitet e ardhshme.