Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit “Blerje të 10 dronëve për përdorim në raste emergjencash”

Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit me reference:
IPA-SA /RES-NCPA/SRV/13
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë synon të ofrojë një kontratë furnizimi për “Blerje të 10 dronëve për përdorim në raste emergjencash në kuadër të projektit SA RESILIENCE, programi IPA South Adriatic 2021-2027”.
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 14.11.2026, dorazi me zarf, ose me postë/korrier në:
Garnizonin “Skënderbej”, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,
Rruga e Dibrës, Tiranë,
me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tender IPA-SA /RES-NCPA/SRV/13
 
Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/vula e korrierit/mandat depozitimi.
Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm do të refuzohet automatikisht. Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.

Njoftime të tjera