Galeria

Takim me strukturat e Emergjencave Civile në 12 Prefekturat për marrjen e masave për përballimin e sezonit veror.

Takimi me strukturat e Emergjencave Civile në 12 Prefekturat për marrjen e masave për përballimin e sezonit veror🌞, aktivizimin e sistemit të mbrojtjes civile në përgjigje ndaj emergjencave civile, vizioni i sistemit të paralajmërim🚨, njoftimi, monitorimi dhe alarmit, si dhe problematikat e hasura në zbatimin e legjislacionit🇪🇺 në fushën e Mbrojtjes Civile.

Prefekti i Qarkut Tiranë

Prefekti i Qarkut Vlorë

Prefekti Qarkut Fier

Prefekti i Qarkut Kukës

Prefekti i Qarkut Durrës

Prefekti i Qarkut Lezhë

Prefektura Korçë

Prefekti Qarkut Berat

Prefekti i Qarkut Shkodër

Prefektura Gjirokastër

Prefektura Elbasan

Prefektura Dibër

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD

Organizata e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) organizoi një Konferencë të Nivelit të Lartë “Earthquake Preparedness and Urban Resilience” në Shkup.

🇺🇳Organizata e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) organizoi një Konferencë të Nivelit të Lartë “Earthquake Preparedness and Urban Resilience” në Shkup, 🇲🇰 Maqedoni e Veriut.

Qëllimi i kësaj konference ishte nxitja e veprimeve dhe propozimeve të politikave për të rritur qëndrueshmërinë e qyteteve në të gjithë botën.

Në panelin e kësaj konference Shqipëria 🇦🇱u përfaqësua nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtori i i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekte Z. Klajdi Nikolla.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#UNDP#NorthMacedonia

Në Arlanda, Suedi u zhvillua takimi i 50 i Drejtorëve të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile.

Në Arlanda- Sweden 🇸🇪, u zhvillua takimi i 50të i Drejtorëve të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile.

Gjatë takimit u theksua rëndësia dhe puna e 🇪🇺(ERCC) Emergency Response Coordination Centre që ka mbushur sot 10 vjet, u nënvizua mirëseardhja në mekanizëm të shtetit tëv35°, Shqipëria si dhe i 36° Ukraina.

– Ndjekja e prioriteteve Europiane 🇪🇺 për “Disaster Resilience” me forcimin e një shoqërie të përgatitur dhe të qëndrueshme.

– Përgatitja dhe forcimi në fushën e aksidenteve CBRN të shteteve të Unionit.

#AKMC#mbrojtjacivile#EU#UCPM#civilprotection#EU2023SE

Takim me Swiss Cooperation Office në Shqipëri, ku u diskutua për sfidat që paraqet risku sizmik dhe rëndësinë e ndërtimeve të sigurta për tu përballuar me këto rreziqe.

Gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, me Swiss Cooperation Office in Albania – Development dhe ekspertët e riskut sizmik, ku në kuadër të bashkëpunimit u diskutua për sfidat që paraqet risku sizmik dhe rëndësinë e ndërtimeve të sigurta për t’u përballur me këto rreziqe.

Në fokus ishin praktikat e përdorura në Zvicër për të ndërtuar struktura rezistente ndaj tërmeteve dhe për të idendtifikuar ekspozimin nga riskut sizmik.

Gjithashtu bazuar në dokumentin zyrtare të zvogëlimit të riskut, mund ti ofrohet qytetarëve informacion dhe udhëzime të qarta për të siguruar ndërtime të qëndrueshme me synim minimizimin e pasojave në rast tërmeti.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#switzerland

Takim me konsulentin ndërkombëtar për cështjet e UCPM, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.

Në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në 🇪🇺Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi një takim me konsulentin ndërkombëtar për çështjet e UCPM🇪🇺, Z. Agostini Goretti.

Konsulenca e Z. Goretti bën pjesë në mbështetjen e vazhdueshme të projektet RESEAL dhe UNDP për forcimin e Sistemit të #MC në Shqipëri, duke sjellë përvojat dhe praktikat më të mira evropiane🇪🇺 në fushën e mbrojtjes civile.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#UNDP