Gjatë Konferencës së nivelit të lartë, me temë “Ndryshimet klimatike, Mbrojtja Civile dhe siguria njerëzore, Drejt një Bashkëpunimi efikas Euro-Mesdhetar”
Rajoni i Mesdheut një vend unik në Tokë, me vendndodhje gjeografike, topografi dhe kulturë të pasur. Ndryshimet klimatike, nëpërmjet rreziqeve të tyre, kanë një ndikim të veçantë në këtë rajon ku studiuesit kanë identifikuar lidhjet midis rreziqeve natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu.
Ky aktivitet i financuar nga BE dhe UFM me mbështetjen nga Ministria e Jashtme Italiane si vendi pritës. Paneli u përshëndet nga Zëvendëskryeministri i Italisë dhe Ministri Jashtëm – z. Antonio Tajani, Sekretari i Përgjithshëm i UFM – z. Nasser Kamel, Drejtori i Përgjithshëm i DG ECHO – z. Maciej Popowski dhe Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane – z. Fabrizio Curcio.
Në panel, nga Shqipëria z.Haki Çako – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – Ministria e Mbrojtjes, referoi mbi hapat e Shqipërisë në fushën e Mbrojtjes Civile dhe mbi përvojën e mirë të bashkëpunimit me shtetet anëtare të UCPM dhe vendet e rajonit në fushën e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë.
Gjatë këtij paneli, u shkëmbyen pikëpamje dhe përvoja në lidhje me sfidat e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen civile dhe sigurinë njerëzore, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit efikas mes vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar.
Pjesëmarrës të tjerë në panelin e moderuar nga Italia, ishin:
Greqi: z. Christos Stylianides, Ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile
Rumani: Dr Raed Arafat, Sekretar i Shtetit, Drejtues të Departamentit për Situata Emergjente
Jordani: Gjeneral brigade Hatem Yacoub Jaber, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Jordanisë
Francë: z. Romain Royet, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm
Spanjë: z. Leonardo Marcos, Drejtor i Përgjithshëm I Mbrojtjes Civile dhe emergjencave
Gjithashtu ishin prezentë dhe përfaqësues të Shteteve të tjera të Mesdheut dhe jo vetëm, si Maroko, Tunizia, Algeria, Libia, Israeli, Palestina,Sllovenia, Serbia dhe Qipro.
EU Civil Protection & Humanitarian Aid
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#MOD#italy#rumania#jordan#france#spain#mediterranean