U zhvillua sot në Romë takimi
bilateral midis Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako
dhe Kreut të Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, z. Fabrizio Curcio
.
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe konsolidimim e marrëdhenieve dy palëshe në kuadër të zvogëlimit të risqeve nga fatkeqësitë dhe konsolidimet e sistemeve të mbrojtjes civile të dy
vendeve.
Fokus i rëndësishëm u konsiderua roli strategjik i Italisë dhe mbështetja e qeverisë italiane për Sistemin e Mbrojtjes Civle në Shqipëri dhe suporti në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane, pas antarësimit të Shqipërisë në këtë mekanizëm.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në kushtet e ndryshimeve klimaterike dhe përballimit e menaxhimit të fatkeqësive natyrore në vendet tona dhe në rajon.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#protezionecivile#DPC#ITALY#ALBANIA
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352691426_2520907754740263_1279000653437616176_n-768x1024.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/347394707_268231429030575_5512903476710619598_n.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352241763_216326794587985_7180557966495812173_n-746x1024.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352313780_786290583091842_7117480844377593429_n-555x1024.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352519119_251231174257811_7765991878830260234_n-761x1024.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352531049_280837607665807_69913490081497311_n-1024x722.jpg)
![](https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/352566467_1345711139314875_7352168224415572095_n-768x1024.jpg)