Galeria

Takim me konsulentin ndërkombëtar për cështjet e UCPM, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.

Në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në 🇪🇺Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi një takim me konsulentin ndërkombëtar për çështjet e UCPM🇪🇺, Z. Agostini Goretti.

Konsulenca e Z. Goretti bën pjesë në mbështetjen e vazhdueshme të projektet RESEAL dhe UNDP për forcimin e Sistemit të #MC në Shqipëri, duke sjellë përvojat dhe praktikat më të mira evropiane🇪🇺 në fushën e mbrojtjes civile.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#UNDP

Konferenca e Zjarreve në Pyje, një mundësi e rëndësishme për të ndarë ide dhe përvoja për të luftuar sfidat që shkaktojnë zjarret në këtë rajon.

Podgoricë, Mal i Zi.

Konferenca e Zjarreve në Pyje, një mundësi e rëndësishme për të ndarë ide dhe përvoja për të luftuar sfidat që shkaktojnë zjarret në këtë rajon.

Objektivi kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore ishte sigurimi i një platforme për shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe praktikave më të mira, si dhe përvojave të të gjitha vendeve në lidhje me parandalimin dhe reagimin në rastet e zjarreve në pyje.

Si pjesë e iniciativës DPPI SEE, ku Shqipëria është pjesë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori pjesë me 2 ekspertë të Mbrojtjes Civile.

Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#DPPISEE#civilprotection

The Sphere handbook dhe ndihma humanitare.

The Sphere🇺🇳 handbook dhe ndihma humanitare.

Në datat 3-5 maj, u zhvillua aktiviteti i standardeve të Sphere me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Institucione të ndryshme pjesë e shteteve pjesmarrëse në DPPISEE🇦🇱🇧🇦🇧🇬🇭🇷🇷🇴🇲🇪🇲🇰🇷🇸🇹🇷.

Pjesëmarrësit u trajnuan në lidhje me standartet Sphere dhe u bë një simulim në tavolinë, duke i vendosur në situata të ngjashme me ato reale.

Aktiviteti ishte shumë produktiv dhe intensiv me fokus në aspektet kryesore të standardeve Sphere, duke i mundësuar pjesëmarrësve të forcojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në këtë fushë të rëndësishme.

Aktiviteti u mbështet nga Disaster Preparedness and Prevention Initiative for Southeastern Europe (DPPISEE), ku të gjitha Shtetet pjesëmarrëse dhe Shqipëria marrin pjesë me kontributin e tyre vjetor.🇪🇺

Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#DPPISEE

Konferenca përfundimtare e SHELTER – në Qendrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë në Venecia, Itali.

Konferenca përfundimtare e SHELTER – në Qendrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë në Venecia, Itali, Palazzo Zorzi.

Projekti u zhvillua në 5 laboratorë të hapur që punuan në mënyrë të harmonizuar dhe konstante mbi sfidat kryesore klimatike dhe mjedisore në Evropë dhe lloje të ndryshme të trashëgimisë, me fokus në:

Rritjen e mbledhjes së informacionit / #DataCollection

Krijimin e një kulture të qëndrueshmërisë / #RESILIENCE

Lidhja gjithnjë e më të ngushtë ⛓️ midis 🤝 Mbrojtjes së Trashigimisë Kulturore #UNESCO🏛️, Ndryshimeve Klimatike #ClimateChange🌏, Zvoglimit të Riskut nga Fatkeqësitë #DRR📊⚠️ dhe Mbrojtjes Civile #CivilProtection📣🚧

Pjesë e takimit ishin përfaqësues nga UNESCO, UNDRR-SendaiFramework, Universiteti i Bolognës, Mbrojtja Civile Italiane, Mbrojtja Civile e Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, etj., dhe nga Shqipëria përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection

Workshop rajonal për zhvillimin e planeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivel ndërkufitar.

Në workshopin rajonal për zhvillimin e planeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivel ndërkufitar, që u mbajt në Podgoricë, Mal i Zi, morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Turqia.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte identifikimi i boshllëqeve për plane të përbashkëta të menaxhimit të përmbytjeve në nivel rajoni, me fokus në rrezikun ndërkombëtar dhe ndërkufitar nga përmbytjet. Në këtë workshop u diskutuan procedurat, planifikimi dhe mekanizmat për asistencë në menaxhimin e rrezikut ndërkufitar nga përmbytjet. Përveç kësaj, vendet pjesëmarrëse ndanë përvojat, praktikat dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë.

IPA Floods and Fires

Instituti i Gjeoshkencave

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore

#mbrojtjacivile#AKMC#EU#UCPM#MOD#menaxhimirrezikut#përmbytje#planifikim#ndërkufitar#bashkëpunim#BallkaniPerëndimor#Turqia#IPA#FRMP#Podgoricë#Malizi#bashkëpunimndërkufitar#Ndërkombëtar