Workshop-i “Needs Assesment Workshop”

Në ambjentet e Grand Hotel Tirana u zhvillua workshop-i “Needs Assesment Workshop”/”Workshop për vlerësimin e nevojave”, pjesë e projektit “Projektimi i Sistemit të Monitorimit dhe Kontrollit të Trafikut Rrugor.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin, z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Skender Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare, përfaqësues nga Instituti Metereologjik Ushtarak, Policia e Shtetit, ASIG, operatorë të ndryshëm telefonik si dhe ekspertë të kësaj fushe në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë mbledhje pune u diskutua mbi sistemet e ndryshme që ekzistojnë në R.SH, si monitorimi i motit, sistemet e monitorimit të aksidenteve, numrat e urgjencës si ai: 127 dhe funksioni unik i numrit 112 , mënyrën e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe implementimin e projektit “Road Traffic Monitoring and Control System”.

Lajme të tjera