Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit me reference: FirePrep/NCPA/MOD/IPA CBC Greece – Albania, në kuadër të projektit FIRE PREP, programi IPA CBC Greqi –Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë synon të ofrojë një kontratë furnizimi për “Blerje të një mjeti zjarrfikës për terren urban dhe pyje, model 4*4, me kapacitet 5000 litra”, në kuadër të projektit Fire Prep, IPA CBC Greqi-Shqipëri.

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 24.4.2023, ora 10:30, dorazi me zarf, ose me postë/korrier në:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,
Rruga Skënderbej, pranë bllokut të ambasadave, Tiranë, Shqipëri, godina 6/1/1
me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tenderFirePrep/NCPA/ /MOD/IPA CBC Greece-Albania

Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/vula e korrierit/mandat depozitimi.
Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm do të refuzohet automatikisht. Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e mjetit (specifikimet teknike) dhe pajisjet shtesë, kërkesat dhe kriteret shtesë, si edhe përshkrimi i detajuar i dorëzimit të dokumentacionit mund të gjendet më poshtë:

  1. Specifikime teknike;
  2. Dokumentacione të tjera të tenderit.

Njoftime të tjera