Takimin teknik mbi planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit për mbrojtjen civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të Projektit “Development of a Toolbox for Mainstreaming DRM at Local Level and Integration into MTBP Planning Process”, në koordinim me Institutin për Zhvillimin e Habitatit Co-PLAN zhvilloi sot në ambjentet e Universitetit Polis, Tiranë, takimin teknik mbi planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit për mbrojtjen civile.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, 61 bashkitë e vendit, Banka Botërore dhe Instituti për Zhvillimin e Habitatit Co-PLAN, me qëllim mbështetjen mbi zbatimin dhe monitorimin e buxhetit për mbrojtjen civile.

#AKMC#uniPOLIS

Lajme të tjera