Takime në Athinë në kuadër të projektit “Fire Prep” me drejtues të projektit dhe nga Fire Brigade Headquarter

Në datat 06 dhe 07 Dhjetor, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC- së Z. Haki Çako i shoqëruar nga Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve pranë AKMC- së z.Klajdi Nikolla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Tiranë Z. Emil Konomi, zhvilluan disa takime në Athinë në kuadër të projektit “Fire Prep” me drejtues të projektit dhe nga Fire Brigade Headquarter, me qëllim vazhdimësinë dhe forcimin e projektit nga i cili do të arrijnë dhe të ndjekin standartet dhe praktikat e BE- së në fushën e Mbrojtjes Civile, në partneritet të ngushtë me Bashkinë Berat dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera përfituese rajonale dhe vendore.

Gjatë vizitës në Greqi u zhvillua takim me Z. Vassilios Papageorgiou, Sekretari i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes Civile, ku u vizituan ambientet e kësaj ministrie dhe u diskutua mbi risitë organizative në fushën e Mbrotjes Civile në Greqi dhe për forcimin e marrëdhënieve në fushën e #MC, si dhe angazhimi për inicimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në fushën e Mbrojtjes Civile midis dy qeverive, gjithashtu u zhvillua një takim me Z. Sakis Kollatos, Nënkryetari i Bashkisë Athinë, përgjegjës për Mbrojtjen Civile, ku u diskutua mbi shkëmbimin e eksperiencave në fushën e #MC në nivel vendor.

Lajme të tjera