Takim ndërmjet përfaqësueve të #CHwA“Cultural Heritage without Borders – Albania / Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri” dhe AKMC

Në kuadër të organizimit të projektit “Qendra për ndihmën e Parë për Trashëgiminë Kulturore B+Care”, sot në ambjentet e AKMC u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësueve të #CHwA“Cultural Heritage without Borders – Albania / Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri”, znj. Elena Mamani dhe z. Gjergj Vinjahu me përfaqësues nga #AKMC, z. Klajdi Nikolla, Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, z. Robert Hysenllari, Drejtor në Drejtorinë e Gatishmërisë, Koordinimit dhe Përgjigjes Emergjente dhe znj. Evisa Duka, Specialiste në Drejtorinë e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit.

Në qendër të diskutimeve të sotme ishte ngritja e një “Qendre për Ndihmën e Parë për Trashëgiminë Kulturore” me mbështetjen e programit #CER (Reagimi gjatë Emergjencave Kulturore) të Fondacionit Price Claus Fund, ku organizatat Cultural Heritage Without Borders në rajon (përfshirë Republikën e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnie-Hercegovinës) janë pjesë e kësaj iniciative.

Kjo qendër do të synojë të krijojë një rrjet efektiv kombëtar të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen civile #MC në secilin nga shtetet e mësipërme, por gjithashtu synon dhe ngritjen e bashkëpunimin rajonal në të ardhmen.

Ky aktivitet është në vazhdën e bashkëpunimit me këtë organizatë si në të kaluarën me projektin e vitit 2016, “Reagimi i Ndihmës Kulturore Ballkanike për Emergjencat” #B+Care.

Lajme të tjera