Takim midis AKMC dhe World Vision.

Në ambientet e AKMC u zhvillua një takim midis drejtuesve të AKMC-së, përkatësisht Drejtorit të Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, z. Robert Hysenllari, Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, z. Klajdi Nikolla dhe përfaqësuesve të stafit drejtues të World Vision, znj. Artina Morava, Drejtor Programi dhe Endri Teta, Team Leader.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e pikave të bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të projektit “Ndërtimi i ripëtëritjes dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive”(RRF), nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit”, dhe mbështetjes së AKMC-së hap pas hapi ndaj punës për realizimin me efikasitet të projektit.

Pritshmëritë e rezultateve janë të lidhura me qëllimin e këtij projekti, si informimi dhe ndërgjegjësimi për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe njohja me sistemin e mbrojtjes civile në nivele të ndryshme të arsimit parashkollor.

Në vazhdim, bashkëpunimi do të vijojë edhe për projekte të tjera, të cilat lidhen me çështje të mbrojtjes civile.

Lajme të tjera