Takim me O.D.C (Office of Defence Cooperation)

Në ambjentet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, Drejtori Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi sot një takim me O.D.C (Office of Defence Cooperation), me qëllim rritjen e kapaciteteve të strukturave Operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile, me fokus strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Të pranishëm në takim ishin Cpt. Huston me ekipin tij në O.D.C. dhe B.A.O (Bilateral Affairs Officer) Cpt. London Nagai, Drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Llogjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Z. Arben Cara, Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, Z. Klajdi Nikolla dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Z. Robert Hysenllari.

#AKMC#MOD#MZSH#USA

Lajme të tjera