Projekti (Fire-Prep) “Improved Forest FIRE PREParedness in Greece and Albania”

Në kuadër të projektit (Fire-Prep) “Improved Forest FIRE PREParedness in Greece and Albania”, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në rolin e partnerit në këtë projekt, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të MZSh, realizoi disa takime me efektivët zjarrfikës pranë Bashkisë Gjirokastër dhe Bashkisë Sarandë, të cilët janë përzgjedhur si pjesëmarrës në trajnimin që do të zhvillohet në “JANINË” në periudhën 28 Mars 2022-1 Prill 2022.

Në takime ishin të pranishëm, Drejtuesit e MZSh të Bashkive, shefat e Sektorëve të Mbrojtjes Civile në Bashki dhe të Prefekturave përkatëse.

Ky projekt është i financuar nga BE në kuadër të Programit IPA CBC Greqi-Shqipëri.

Lajme të tjera