Inagurimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed Bin Sultan”, sot, në ambjentet e këtij aeroporti është organizuar nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit “Për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe Mbrojtjen Civile”

Në kuadër të inagurimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed Bin Sultan”, sot, në ambjentet e këtij aeroporti është organizuar nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit “Për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe Mbrojtjen Civile” ndërmjet Drejtorit të përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit të Kukësit, z. Ridgers Mema dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako.

Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i kuadrit bashkëpunues ndërmjet dy palëve për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, si dhe përcaktimi në mënyrë të qartë i të drejtave dhe detyrimeve të të dyja palëve, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi për të shmangur ndonjë mbivendosje të veprimeve dhe për të rritur bashkëpunimin dhe efikasitetin.

Sot ky aeroport u inagurua me fluturimin e parë ‘simbol’, ndërsa fluturimet e rregullta pritet të fillojnë në Maj me linja që operojnë “low cost”.

Lajme të tjera