Marrëveshje Financimi AKMC-PNUD


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka nënshkruar një marrëveshje financimi me UNDP Albania , që synon forcimin e burimeve financiare të programit “RESEAL- Forcimi i aftësive ripërtëritëse” dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të sistemit kombëtar për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

“Ky financim i qeverisë shqiptare është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt dhe të përgatitur për çdo sfidë.” – u shpreh Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së.

Monica Merino, përfaqësuese e përhershme e PNUD-it ,theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të

jashtëzakonshëm përpara drejt forcimit të aftësive mbrojtëse nga fatkeqësitë, falë punës dhe impenjimit të të gjithë strukturave të koordinuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Vijueshmëria e këtij partneriteti strategjik synon të rrisë më tej kapacitetet e mbrojtjes civile në të gjithë vendin, përmes trajnimit të stafit, përgatitjes për emergjencat civile dhe ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve të mbrojtjes civile. Projekti “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri- RESEAL”, i mbështetur financiarisht nga qeveritë e Suedisë dhe Portugalisë, ka nisur që prej

vitit 2020.