Sot në Bashkinë Shkodër në kuadër të projektit RESEAL II

Ambasadorë, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe partnerë ndërkombëtarë të UNDP ishin sot në Bashkinë Shkodër në kuadër të projektit RESEAL II, program që mbështet forcimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile dhe menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.
Gjatë takimit me Z. Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, si dhe Francisco Roquette përfaqësues rezident UNDP si dhe përfaqësues të AKMC dhe znj. Adisa Bala, Drejtoria e Zvogëlimit të Riskut, diskutuam mbi progresin e projektit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale në Bashkinë Shkodër.
Një tjetër hap konkret për një Shkodër më të përgatitur dhe më të sigurt përballë emergjencave civile.