Aktivitet në Vlorë i fokusuar në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe forcimin e paralajmërimit të hershëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me përfaqësues të Prefekturës Vlorë, bashkive dhe aktorëve vendorë të Qarkut Vlorë, zhvilloi një aktivitet dyditor të fokusuar në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe forcimin e paralajmërimit të hershëm.
Aktiviteti përfshiu takimin lançues për hartimin e Vlerësimeve Lokale të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Strategjive Lokale për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë për 📍Qarkun Vlorë dhe bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë.
Në fokus ishte gjithashtu vlerësimi i njohurive institucionale mbi rreziqet natyrore dhe paralajmërimin e hershëm, identifikimi i nevojave të grupeve vulnerabël për akses dhe kuptueshmëri të informacionit kritik, si dhe përcaktimi i kanaleve më efektive të komunikimit me komunitetin.
Dy ditë diskutime, shkëmbim përvojash dhe koordinim, për të forcuar kapacitetet vendore dhe për të ndërtuar një sistem paralajmërimi të hershëm gjithëpërfshirës, të aksesueshëm dhe të orientuar drejt nevojave të komunitetit.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit EAR–MHEWS, pjesë e Programit AlbAdapt – GIZ Shqipëri.
Më shumë koordinim. Më shumë përgatitje. Komunitete më të sigurta. 🇦🇱

Lajme të tjera