THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË për blerje automjetesh
në kuadër të projektit
“Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për procedurën e prokurimit me objekt:“Blerje automjetesh”
Kjo procedurë zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me partnerët e saj kombëtarë.
Projekti synon ngritjen dhe funksionalizimin e një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh (MHEWS), duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky projekt është pjesë integrale e programit të bashkëfinancuar nga Green Climate Fund (GCF), me titull “Climate Services for a Resilient Albania (ALBAdapt)”, i cili zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Dokumentacioni i plotë i procedurës i bashkëlidhet kësaj thirrjeje.
- Specifikimet Teknike Aneksi 1 Specifikimet teknike
- Formulari i Çmimeve Aneksi 2 Lista e Çmimeve (3)
- Deklarata mbi Konfliktin e Interesit Aneksi 3-deklarta e konfliktit interesit
- Deklarata mbi Kriteret e Përjashtimit Aneksi 4-deklarta kriteret perjashtuese
- Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë Aneksi 5 – Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë (2)
- ftesa per oferte