Gjatë ditës së sotme, 23.05.2026, është regjistruar një lëkundje sizmike në qarkun Elbasan, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.
• Epiqendra: zona Bradashesh, bashkia Elbasan
• Magnituda: 4.0 ML
• Thellësia: 10 km
Nga informacionet e marra deri në këto momente, nuk raportohen problematika në komunitet apo dëme në infrastrukturë. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim.
