Shqipëria, si një nga vendet më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike, me rrezik të shtuar nga thatësirat, rritja e temperaturave, përmbytjet dhe zjarret, po synon ngritjen e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm, për informimin e qytetarëve brenda 24 orëve për rreziqet e mundshme, si një sistem i standardizuar, i shpejtë dhe i saktë për njoftimin e qytetarëve.
Fokusi kryesor i këtij sistemi do të jenë zjarret dhe përmbytjet, si fenomene të përsëritura në vend. Paralajmërimi i hershëm synon që fatkeqësitë të mos vijnë më si surprizë, por të shoqërohen me informim paraprak dhe kohë reagimi për qytetarët. Një paralajmërim në kohë mund të ulë ndjeshëm humbjet në jetë njerëzore dhe dëmet ekonomike.
https://www.facebook.com/reel/2707940816244858