Një sistem më i fortë për t’u përballur me emergjencat civile
Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt një sistemi kombëtar më të koordinuar, operacional dhe efektiv për menaxhimin e incidenteve dhe emergjencave civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me UNDP Shqipëri, me mbështetjen teknike të RESEAL – Faza II, të financuar nga Qeveria Zvicerane përmes SECO dhe Qeveria Shqiptare, zhvilloi takimin e parë për konceptimin e:
Qëllimi është i qartë: role dhe përgjegjësi më të qarta, koordinim më i mirë dhe procedura të unifikuara e më efektive kur ndodh një emergjencë.
Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë fjalës së tij nënvizoi një parim thelbësor: një sistem modern i mbrojtjes civile nuk ndërtohet vetëm për të reaguar ndaj emergjencave, por për të qenë i përgatitur, i koordinuar dhe funksional përpara se ato të ndodhin.
“Qëllimi nuk është thjesht të përgatiten dokumente të tjera, por të vendosen mekanizma praktikë dhe procedura të qarta që ndihmojnë institucionet publike të jenë më të përgatitura përpara se të ndodhë emergjenca e radhës”, tha Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit të Zvicrës në Shqipëri.
Elvita Kabashi, drejtuese e Programit të Mjedisit në Shqipëri, theksoi se takimi i sotëm përbën një moment të rëndësishëm për të kaluar nga kuadri strategjik drejt operacionalizimit të tij.
Ky është thelbi i qasjes që po ndërtohet: nga planet dhe politikat drejt zbatimit praktik, duke krijuar një kuadër të përbashkët operacional që u mundëson ministrive, agjencive publike, prefekturave, bashkive, shërbimeve të emergjencave dhe partnerëve të tjerë të koordinohen në mënyrë më të efektshme. Bëhet fjalë për një proces kapilar, që përshkon çdo nivel të qeverisjes, nga ai qendror deri tek ai vendor.
Takimi bashkoi institucionet qendrore dhe vendore, ekspertizën teknike dhe partnerët e projektit për të ndërtuar një qasje të përbashkët ndaj menaxhimit të emergjencave — nga reagimi i parë dhe koordinimi operacional deri te rimëkëmbja.
Ky proces përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt rishikimit të Planit Kombëtar të Emergjencave Civile dhe forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve të Shqipërisë për parandalimin, përgatitjen dhe përballimin e fatkeqësive.
Siç u theksua në takim, pronësia kombëtare e këtij sistemi është thelbësore për qëndrueshmërinë e tij: Shqipëria e udhëheq dhe e përshtat sistemin me kuadrin e saj ligjor, profilin e rreziqeve dhe përvojën operacionale.
Më shumë koordinim.
Më shumë gatishmëri.
Më shumë siguri për komunitetet.
