NJOFTIM PËR ANULIMIN E PROCEDURËS SË GRANTIT

NJOFTIM PËR ANULIMIN E PROCEDURËS SË GRANTIT

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njofton Organizatat e Shoqërisë Civile dhe të gjitha subjektet e interesuara se procedura e grantit me objekt:

“Grant për Organizatat e Shoqërisë Civile për zbatimin e planeve të emergjencës në shkolla në kuadër të FbA dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komuniteteve”,

e zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”, anulohet pasi, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit administrativ dhe teknik, asnjë nga aplikimet e paraqitura nuk përmbush kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e procedurës dhe në Udhëzuesin për Aplikantët dhe, për rrjedhojë, nuk rezulton asnjë aplikant i kualifikuar për vijimin e procedurës në fazën pasardhëse të vlerësimit.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për procedurën e mësipërme ishte data 13.08.2026, ora 16:30.

Për sa më sipër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton anulimin e procedurës së grantit.

Procedura do të rishpallet në vijim, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara në Udhëzuesin e Zbatimit të Projektit.