Takim koordinues me AKMC
Zhvilluam një takim me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të cilët i falënderuam për kontributin dhe angazhimin e tyre në përballimin e emergjencës së krijuar nga zjarri gjatë natës mes së premtes dhe së shtunës në Bashkinë e Himarës.
Gjatë takimit diskutuam edhe për vijimin e bashkëpunimit për identifikimin dhe vlerësimin e të gjitha pasojave të shkaktuara nga zjarri, si në pronat private, ashtu edhe në pronat dhe infrastrukturën publike.
Mbi të gjitha, fokusi ynë është te koordinimi i masave dhe i institucioneve për të nisur sa më shpejt rikuperimin e dëmeve dhe rikthimin e zonave të prekura në normalitet.
