Me Ambasadoren e #Zvicrës në #Shqipëri, Ruth Huber, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa, i zbatuar nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).
Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.
Ajo parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore.

