Ftesë për angazhimin e studentëve në kuadër të projektit NATO – CACHE: Command and Control for Health and Environmental Security

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), nëpërmjet projektit NATO – CACHE:  Command and Control for Health and Environmental Security, të financuar nga Programi për Shkencën dhe Paqen në NATO (SPS). Synon të implementojë sistemin NICS (Next Generation Incident Command System) si një instrument pune për përmirësimin e njohjes së situatës së emergjencës, lehtësimin e vendimmarrjes dhe koordinimin operacional të strukturave dhe institucioneve të Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri. Projekti parashikohet të shtrihet në periudhën 2024 – 2027

Në këtë kuadër AKMC kërkon të angazhojë për një periudhë 6-mujore, dy studentë që kanë interes të përfshihen në kërkimin shkencor në fushën e teknologjisë së informacionit, për nevoja të mbrojtjes civile.
Për detaje të plota mbi aplikimin, konsultoni dokumentet zyrtare më poshtë:
Termat e References per Student NICS
SPS_ CV

Projekti NATO SPS-CACHE të tjera