29 Prilli – Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Viktimave nga Tërmetet
Sot përkujtojmë me respekt dhe solidaritet të gjitha jetët e humbura nga tërmetet dhe u qëndrojmë pranë komuniteteve që vazhdojnë të përballen me pasojat e tyre. Nderojmë jo vetëm kujtimin e atyre që humbën jetën, por edhe forcën dhe qëndrueshmërinë e atyre që e rindërtojnë atë pas çdo fatkeqësie.
Kjo ditë na kujton se përgatitja dhe ndërgjegjësimi shpëtojnë jetë, ndaj investimi në masa parandaluese, edukimi dhe forcimi i qëndrueshmërisë mbeten mënyra më e mirë për të nderuar viktimat. Është përgjegjësi e përbashkët – e institucioneve, komuniteteve dhe çdo qytetari – të kontribuojnë në uljen e rreziqeve dhe rritjen e gatishmërisë për të ardhmen, për të ndërtuar shoqëri më të sigurta dhe më rezistente.
Le të punojmë së bashku për një të ardhme më të përgatitur dhe më të sigurt!