Gjatë datave 26-28 Shkurt, përfaqësues nga Bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë morën pjesë në trajnime mbi “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë”.
Në aktivitet ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Plator Nesturi, dhe Zëvendëskryetarja e Bashkisë Vlorë, znj. Irena Toshkollari, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtyre programeve në forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor.
📌 Trajnimi përfshiu 10 module mbi:
🔹 Vlerësimin dhe menaxhimin e riskut
🔹 Planifikimin e përgjigjes ndaj emergjencave
🔹 Komunikimin dhe legjislacionin për menaxhimin e fatkeqësive
🌍 U analizuan rreziqe kryesore si:
🔥 Zjarret në pyje
🌊 Përmbytjet
🦠 Sëmundjet infektive
🌍 Rreziqet sizmike dhe gjeoteknike
🏭 Risku teknologjik dhe industrial
💡 Diskutimet dhe studimet e rasteve ndihmuan në zhvillimin e planeve konkrete për përmirësimin e përgatitjes dhe reagimit ndaj fatkeqësive.
✅ Ky cikël trajnimesh forcon kapacitetet vendore dhe promovon një qasje gjithëpërfshirëse në menaxhimin e emergjencave.