Ka përfunduar me sukses cikli i radhës i trajnimeve për “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë” në Qarkun e Kukësit.

Ka përfunduar me sukses cikli i radhës i trajnimeve për “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë” në Qarkun e Kukësit.

Gjatë datave 17-19 Dhjetor, përfaqësues nga bashkitë e Qarkut Kukës morën pjesë në një seri seancash të strukturuara dhe intensive trajnimi, të organizuara për të rritur aftësitë dhe kompetencat e tyre në drejtim të menaxhimit të riskut dhe fatkeqësive në nivel lokal.

Programi i trajnimit përfshinte një total prej 10 modulesh të detajuara dhe të përshtatura për rolet dhe përgjegjësitë specifike të stafit pjesëmarrës.

Modulet mbuluan tema kyçe si:

“Metodologjia e Vlerësimit të Riskut”,

“Planifikimi i Menaxhimit të Riskut”,

“Planifikimi i Përgjigjes ndaj Emergjencave”,

“Komunikimi në situatat e fatkeqësive”, dhe

“Legjislacioni për Menaxhimin e Fatkeqësive në kontekstin e ndryshimeve klimatike”.

Gjithashtu, trajnimet adresuan në mënyrë të detajuar tipologjitë kryesore të fatkeqësive, duke përfshirë:

“Zjarret në pyje”, “Riskun e Përmbytjeve”, “Fatkeqësitë e lidhura me Sëmundjet Infektive”, “Riskun Sizmik, Gjeoteknik dhe Rrëshqitjet”, si dhe “Riskun Teknologjik dhe Industrial”.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfida konkrete dhe të zhvillojnë plane veprimi për përmirësimin e përgatitjes dhe reagimit ndaj fatkeqësive.

Ky cikël trajnimesh përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve vendore dhe krijimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e komuniteteve në raste emergjencash.

Lajme të tjera