Ushtrimi stërvitor “ResponSEE”

Gjatë datave 6 dhe 7 Korrik 2021  u zhvillua ushtrimi stërvitor “ResponSEE” ndërmjet Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Qëllimi i projektit “ResponSEE” është të forcojë gatishmërinë ndaj fatkeqësive në Ballkanin Perëndimor duke rritur ndërveprimin, mundësuar dhe mbështetur bashkëpunimin për reagimin ndërkombëtar ndaj fatkeqësive natyrore, si dhe për të sjellë Shqipërinë më afër mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian.

Në këtë rast u krye simulimi i një tërmeti në Bosnjë Hercegovinë, ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kreu koordinimin e operacionit për dërgimin e ndihmës nga ana e Shqipërisë në Bosnjë Hercegovinë.

Lajme të tjera