Trajnimi 2- ditor ”Sistemi i Komandës së Incidentit të Gjeneratës së Re (The Next-Generation Incident Command System, NICS)

Në ambientet e Stacionit të PMNZSH, “21 Dhjetori”, Tiranë, nisi një trajnim 2-ditor, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkëpunim me Qendrën e Menaxhimit të Krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore, me temë: ”Sistemi i Komandës së Incidentit të Gjeneratës së Re (The Next-Generation Incident Command System, NICS). I mbështetur nga: “NATO Sience for Peace and Security Programme – NATO SPS NICS G4968” – Trajnimi ka për qëllim t’u mundësojë pjesëmarrësve shkëmbimin e informacioneve me shpejtësi dhe me efikasitet në lidhje me një ngjarje/fatkeqësi, në funksion të menaxhimit të shpejtë të këtyre ngjarjeve, e realizuar përmes softuerëve, apo pajisjeve mobile (NICS).

Të pranishëm gjatë aktivitetit ishin, z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm #AKMC, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, përfaqësusit nga pala e Maqedonisë së Veriut, z. Stojanche Angelov, Drejtor dhe z. Urim Vejseli Zëvendës-Drejtor.

Gjithashtu, Pjesëmarrës të tjerë në trajnim, ishin punonjesit e 4 Qendrave të AKMC-së.

Lajme të tjera