Trajnim me forcat zjarrëfikse të Repartit të Vau të Dejës dhe pilotëve të Forcës Ajrore

Në kuadër të operacioneve për shuarjen e zjarreve dhe mbështetjes teknike të vazhdueshme që ekipi i ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID-it po jep këto ditë të vështira në luftë me zjarret, sot u zhvillua një trajnim me forcat zjarrëfikse të Repartit të Vau të Dejës dhe pilotëve të Forcës Ajrore, ku instruktore ishte znj. Renne Jack, Specialiste e Programit të Zjarreve për Programet Ndërkombëtare të Shërbimit Pyjor, SHBA.

Trajnimi kishte si qëllim shpjegimin e teknikave bazë të luftës ndaj zjarrit për të përgatitur efektivët pjesëmarrës si trajnues të ardhshëm sipas konceptit “trainer of trainers”’.

Në vijim, ekspertët e #USAID do të zhvillojnë edhe trajnime të tjera në këtë fushë.

USAID – US Agency for International Development

https://www.facebook.com/74591195837/posts/10158438037235838/

Lajme të tjera