Takimi online i Komitetit të Mbrojtjes Civile

U zhvillua takimi online i Komitetit të Mbrojtjes Civile, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, me pjesëmarrjen e ministrave dhe drejtuesëve të disa ministrive – anëtarë të këtij komiteti, referuar VKM-së Nr.923, datë 25.11.2020 ” Për funksionimin e organizimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të institucioneve dhe të strukturave të sistemit të mbrojtjes civile”.

Ky komitet u mblodh për të diskutuar mbi masat e nevojshme që duhet të ndërmerren si pasojë e situatës emergjente që është krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, nga bllokimi i fluturimeve, që mund të përshkallëzohet në vazhdim.

Disa nga impaktet e menjëherëshme, të krijuara nga kjo gjëndje janë:

Bllokim i vaksinave për Covid-19, dhe si pasojë ngadalësimi i procesit të vaksinimit të popullatës, duke rritur shkallën e rrezikut nga Covid-19;

Bllokimi i furnizimit nga Europa me bazën materiale për kartat e identitetit;

Bllokimi i mbërritjes së trupave të NATO-s, në kuadër të Stërvitjes Ushtarake, të planifikuar “Defender Europe/21”.

Lajme të tjera