Takimi i 56-të i Drejtorëve të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile në kuadër të UCPM.

Në datat 15–16 prill, në Nikozia të Qipros, u zhvillua takimi i 56-të informal i Drejtorëve të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile në kuadër të UCPM.
🇦🇱 Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Z. Haki Ҫako, në një tryezë ku u diskutuan sfidat dhe prioritetet kryesore për të ardhmen:
🔥 përgatitjet për sezonin e zjarreve 2026
🤖 përdorimi i Inteligjencës Artificiale në mbrojtjen civile
🛠️ forcimi i kapaciteteve dhe investimeve
🚁 zhvillimi i mekanizmit rescEU
🤝 Në fokus ishte edhe bashkëpunimi civil-ushtarak dhe koordinimi më i ngushtë mes vendeve.
🔹 Vlen për t’u theksuar zhvillimi i një takimi ad hoc të dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në UCPM, ku u diskutua forcimi i koordinimit rajonal.
🔹 Gjithashtu, u zhvilluan takime bilaterale me DG ECHO, të fokusuara në forcimin e sistemit të mbrojtjes civile, përcaktimin e prioriteteve dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet fqinje, në mënyrë të koordinuar dhe të mbështetur nga DG ECHO.
🇪🇺 Një hap tjetër drejt një Evrope më të përgatitur dhe më të sigurt!

Lajme të tjera