Në Qarkun e Korçës Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako së bashku me Drejtorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe të Projekteve, z. Klajdi Nikolla, zhvilluan një takim me Strukturat e Mbrojtjes Civile të Qendrës së Qarkut të Korçës, të AKMC-së, të Prefekturave përkatëse dhe me strukturat e tjera në nivel vendor.
Gjatë këtij takimi, #AKMC në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Korçës, vlerësuan me “Çertifikatë Mirënjohjeje” përfaqësues të këtyre strukturave, për kontributin e dhënë në fushën e Emergjencave Civile, për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe konsolidimin e sistemit të #MC në këtë qark.

