Projekti i AKMC dhe JICA sjell zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e Ujëmbledhësit të Bovillës

Në Ujëmbledhësin e Bovillës janë zbatuar Ndërhyrje të bazuara në Natyrë (Nature-based Solutions – NbS) për kontrollin e erozionit, stabilizimin e terrenit dhe rehabilitimin e vegjetacionit në dy zona pilot në Njësinë Administrative Zall-Bastar, pjesë e Ujëmbledhësit të Bovillës, me risk të lartë nga rrëshqitjet e tokës.
Ky investim kontribuon në mbrojtjen e një prej burimeve më të rëndësishme të ujit të pijshëm për Tiranën, duke reduktuar erozionin, sedimentimin dhe riskun nga fatkeqësitë, ndërsa njëkohësisht forcon mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.
Projekti, i udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe i financuar nga JICA, është realizuar në bashkëpunim me institucionet partnere, duke krijuar një model të suksesshëm që mund të shtrihet edhe në zona të tjera të riskuara.
🌱 Natyra është aleati ynë më i mirë në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më rezistente ndaj fatkeqësive.