Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Klos, njësia administrative Hekal, bashkia Mallakastër, u angazhuan rreth 100 efektivë nga Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, strukturat vendore të emergjencave civile, Prefektura Fier dhe banorë vullnetarë.
Në mbështetje të operacionit u përdorën 1 helikopter, 6 mjete zjarrfikëse dhe 3 autobote uji. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të të gjitha strukturave, zjarri u vu nën kontroll pa prekur Parkun Arkeologjik të Bylisit apo zonat e banuara.
Mirënjohje për çdo efektiv dhe strukturë të angazhuar në terren për përkushtimin dhe profesionalizmin në mbrojtje të jetës, pronës dhe trashëgimisë kulturore.