Takim me përfaqësues të Ambasadës Australiane

🇦🇱🤝🇦🇺 Takim me përfaqësues të Ambasadës Australiane.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi një takim zyrtar pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me Z. Phil Leach, Sekretar i Parë i Ambasadës Australiane në Romë, Znj. Annalisa Fiorani, Menaxhere Konsullore në Ambasadën Australiane në Romë, dhe Z. Todd Hepworth, Zyrtar Rajonal Konsullor i Komisionit të Lartë Australian në Londër.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e mbrojtjes civile dhe menaxhimit të emergjencave, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin ndërkombëtar.