Operacioni mbi reaksionin kimik, të ndodhur në ish fabrikën e tekstilit, në Korçë.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjigjes Emergjente në AKMC, Robert Hysenllari ishte në Korçë për të inspektuar situatën me reaksionin kimik, të ndodhur në ish fabrikën e tekstileve, në zonën e ish-trikotazhit, pranë Lagjes 9.

Në zonë së bashku me përfaqësues të AKMC, kanë mbërritur menjëherë forcat e strukturave operacionale dhe ekspertë të tjerë për të vënë nën kontroll situatën.

Bazuar inspektimit fillestar, mendohet se materiale të ndryshme dhe salla e bojrave në këtë fabrikë nga dekantimi, ka qenë shkaku i një tymi ardhur nga emetimi i këtyre lëndëve.

Në vazhdimësi ekspertët po përcaktojnë shkallën e rrezikut dhe janë marrë masat për zhvendosjen dhe analizimin e menjëhershëm të lëndëve.

Sipas specialistëve, në ambjentet e jashtme aktualisht nuk ka shqetësim, por në ambjentet e brendshme po merren masat nga ekipet e ngritura të punës, që po vazhdojnë punën për të neutralizuar sa më shpejt situatën.

Lajme të tjera