Në mbledhjen e Komisionit të Planifikimit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, të zhvilluar nën drejtimin e Prefektes së Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, morën pjesë Drejtori i Gatishmërisë dhe Koordinimit pranë AKMC-së, Kryetarët e bashkive Malësi e Madhe dhe Vau Dejës dhe Zëvendëskryetarët e bashkive Shkodër dhe Pukë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore me rol të rëndësishëm në sistemin e menaxhimit të emergjencave.
● Angazhim maksimal për përballimin e emergjencave gjatë sezonit veror;
● Përdorim efikas të kapaciteteve logjistike dhe burimeve njerëzore në dispozicion;
● Sigurim i komunikimit të shpejtë dhe të saktë ndërmjet bashkive dhe institucioneve për çdo situatë me potencial rreziku;
● Koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Policisë së Shtetit për identifikimin, parandalimin dhe ndjekjen penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme.
