Mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar deri tani në menaxhimin e situatës së zjarrit në Krujë.

Mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar deri tani në menaxhimin e situatës së zjarrit në Krujë.
Në operacion po marrin pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së, 1 autobot uji, 1 autoambulancë, si dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për të mbështetur koordinimin dhe ndjekjen e operacionit në terren.
Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë me mjete dhe efektivë zjarrfikës nga bashki të tjera.
Të gjitha strukturat po punojnë të koordinuara për kufizimin e përhapjes së flakëve, mbrojtjen e qytetarëve, banesave, bizneseve dhe mjedisit, deri në vënien e plotë të situatës nën kontroll.
Mirënjohje për çdo efektiv dhe punonjës të angazhuar në këtë operacion, për përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të qytetarëve.
https://www.facebook.com/reel/2458622554631124