Mbërritja e ekipit Çek.

Në kuadër të aktivizimit të mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, sot, pasdreke kanë mbërritur në Tiranë dy ekipe nga Çekia dhe Holanda për të dhënë asistencën e tyre në luftën që po bëjnë të gjitha strukturat e #MC me zjarret në Shqipëri.

Ekipet u pritën nga titullarë të lartë, civilë/ushtarakë nga #MM, #SHP dhe #AKMC.

Gjatë mbërritjes së tyre ishte i pranishëm dhe z. Alexis Hupin, Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Sh. T. Z. Jaroslav Ludva, Ambasadori i Çekisë në Shqipëri deklaroi nga Aeroporti i TIA-s se, helikopteri do të qendrojë një javë në Shqipëri, e nëse situata agravohet, do të qendrojë edhe më gjatë.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë territorin, deri tani janë shuar 163 zjarre, për të cilat janë angazhuar 1289 Forca të Armatosura me 146 mjete të FA, 143 mjete zjarrfikëse, 1052 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile.

Për sa i përket Gadishullit të Karaburunit – Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra po mbahet nën kontroll.

Në Kukës – në majën e Runës, gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.

Vatrat e tjera gjithashtu po mbahen në kontroll dhe nuk paraqesin rrezik, derisa të izolohen dhe shuhen plotësisht.

Nesër në mëngjes ekipet e mekanizmit të #MC të BE-së, të koordinuara nga #AKMC, do të ndërhyjnë nga ajri në pikat më kritike të zjarreve, me qëllim eliminimin përfundimtar të tyre.

Lajme të tjera