Kryeministri Rama inspekton zonat e përmbytura në Qarkun Lezhë dhe Shkodër.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi dhe Drejtori i Përgjithshëm i #AKCM, z. Haki Çako, të shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Lezhë, z. Gjokë Jaku, Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, si dhe strukturat e tjera në terren të Mbrojtjes Civile, kanë inspektuar nga afër zonat e prekura dhe më shumë të rrezikuara në Qarkun Lezhë dhe Shkodër, duke kryer disa ndalesa në Lezhë, Gjadër, Obotë dhe Vau Dejës.

Kryeministri, në Obotë, një zonë kjo, ku një problematikë e tillë shfaqet zakonisht kur ka këtë sasi reshjesh për shkak të zonës nën kuotë që gjithnjë afektohet nga fryrja e liqenit, u shpreh se pavarësisht këtij fakti, është siguruar qarkullimi i njerëzve me mjetet e ushtrisë dhe furnizimi i banesave me ndihmë ushqimore, dhe situata po ndiqet në vazhdimësi.

Duke bërë krahsimin me vitin 2010 me përmbytjet e frikshme si pasojë e keq-menaxhimit të kaskadës së Drinit dhe bllokimit total të kanaleve kulluese, sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese, si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm shumë të lartë.

Gjithashtu edhe në Lezhë, Gjadër, Kryeministri konfirnoi faktin që edhe pse intensiteti i reshjeve ka kaluar përtej masës gjatë këtyre ditëve, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetra e dhjetra herë më të vogla.

Duke u bërë reagimi parandalues i duhur dhe në kohë, janë ruajtur dhe shpëtuar si familjet, ashtu edhe bizneset.

Edhe në Vaun e Dejës situata me reshjet ka qenë historike edhe megjithatë menaxhimi i situatës dhe koordinimi me informacione me pushtetin vendor ka qenë shumë i mirë dhe i shpeshtë, duke e lënë gjëndjen me dëme minimale edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy here më i lartë se në 2010.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/794399734483653

https://www.facebook.com/138734771522/videos/1355961854782165/

https://www.facebook.com/watch/live/?v=216927626756673&ref=search

Lajme të tjera