Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako mirëpriti në një takim Drejtuesin e OBSH-së për Ballkanin

Në ambjentet e #AKMC, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako mirëpriti në një takim të rëndësishëm Drejtuesin e OBSH-së për Ballkanin, z. Abebayehu MENGISTU-ASSEFA dhe z. Gerald ROCKENSCHAUB për të diskutuar (në kuadër të Pandemisë Covid -19), mbështetjen e OBSH-së, nëpërmjet programit të saj të “Përgatitjes dhe Përgjigjes ndaj Emergjencave”

Referuar bashkëpunimit të ngushtë që OBSH ka pasur me #AKMC në përgatitjen e një sërë dokumentash bazë për Ministrinë e Shëndetësisë, bashkëpunimi do të vijojë edhe për programet në vazhdim, në lidhje me ndërveprimin në fushën e mbrojtjes civile dhe lidhjen që ato kanë me sistemin e mbrojtjes civile në tërësi.

Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë do të bazohet në parandalim dhe parapërgatitje, sipas një plani të ardhshëm 3-vjeçar për forcimin e kapaciteteve të ndërsjella.

Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu, z. Ardian XINXO nga OBSH dhe z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve në AKMC.

Lajme të tjera